Multimiliarderi Elon Musk, ka pranuar se nuk është i sigurt që oferta e tij për të blerë kompaninë e mediave sociale Twitter, do të jetë e suksesshme.
Këtë e bëri të ditur disa orë pasi zbuloi se kishte ofruar një shumë prej 43 miliardë dollarësh për të blerë firmën e Twitter, pra me 54.20 dollarë për aksion.
Gjithashtu të enjten, shefi ekzekutiv i Twitter u tha punonjësve se kompania po vlerësonte këtë ofertë. Parag Agrawal thuhet se tha në takimin e stafit se kompania nuk po mbahej peng nga oferta.
Duke folur në konferencën TED2022 në Vankuver, Musk tha: “Nuk jam i sigurt se do të jem në gjendje ta fitoj atë.”
Ai shtoi se kishte një “Plan B” nëse oferta e tij për Twitter refuzohej, por nuk dha detaje të mëtejshme se çfarë mund të thotë kjo. Musk tha gjithashtu tha gjatë konferencës se Twitter duhet të jetë më i hapur dhe transparent.
“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të ketë një arenë gjithëpërfshirëse për fjalën e lirë,” tha ai.
Të enjten, ai zbuloi ofertën e tij për të blerë të gjitha aksionet në Tëitter që nuk i zotëron tashmë. Në një paraqitje zyrtare pranë rregullatorëve amerikanë, Musk tha se ai ishte personi i duhur për të “nxjerrë në pah” “potencialin e jashtëzakonshëm” të kompanisë dhe se nëse oferta e tij nuk pranohej, “do të më duhej të rishqyrtoja pozicionin tim si aksionar”.
Ai tha gjithashtu se nëse bordi i drejtorëve të Twitter do të zgjidhte të refuzonte ofertën, do të ishte “krejtësisht e pambrojtur që të mos vendosej kjo ofertë në votën e aksionarëve”.
Princi i Arabisë Saudite Alëaleed bin Talal e shmangu ofertën, duke postuar në Tëitter: “Unë nuk besoj se oferta e propozuar nga Elon Musk i afrohet vlerës së brendshme të Tëitter duke pasur parasysh perspektivat e tij të rritjes”.