30 Ditë paraburgim për Urosh Vukasinoviq, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq

30 Ditë paraburgim për Urosh Vukasinoviq, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj Urosh Vukasinoviq, i dyshuar për përfshirje në një rast sulmi ndaj gazetarëve më 16 qershor.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, nënkryetari i Gjykatës së Mitrovicës, Bekim Veliqi.

Ai tha se dje është mbajtur seanca dëgjimore dhe se masa e paraburgimit është caktuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, Genc Hasani.

Ndryshe, më 17 qershor i është caktuar masa e paraburgimit të dyshuarit për sulm ndaj gazetarëve, Nemanja Vllaskoviq, kurse më 19 qershor iu caktua paraburgimi të dyshuarit tjetër, Dalibor Spasiq.

Vukasinoviq ishte arrestuar më 19 qershor,  Vllaskoviq, më 16 qershor 2023, Spasiq u arrestua më 17 qershor.

Lidhur me arrestimin e tre të dyshuarve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se kriminelët që po marrin urdhra për sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë.