Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka komentuar propozimin e Edi Ramës për draft-statusin.
Kurti ka thënë se Rama duhet të ia propozojë Vuçiqit draft-statusin për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
“Nuk kam dyshim se Edi Rama beson që propozimi i tij është i mirë.
Duke qenë kështu, unë propozoj që Rama këtë draft status të ia propozojë Vuçiqit më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të hapur për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
Aq më tepër që neni 8 thotë që republika e Shqipërisë mbronë shqiptarët jashtë kufijve të saj.
Në vend që të propozohet për shqiptarët në Kosovë, le të propozon për shqiptarët në luginë” ka thënë Kurti