Dy motra në Angli dehen në funeralin e xhaxhait, shkaktojnë sherrin e madh

Dy motra në Angli dehen në funeralin e xhaxhait, shkaktojnë sherrin e madh

Dy motra të cilat ishin dehur gjatë funeralit të xhaxhait të tyre kanë nisur një sherr të madh në një bar në Angli.

Funerali i xhaxhait të tyre u zhvillua në një klub bowling, ku Katie dhe Sarah Lewis konsu.muan shumë alkool, i cili ishte falas, u tha në Gjykatën e Magji.straturës së Liverpulit.

Sarah, 41 vjeç, pohoi se nga konsumi i tepërt i alkoolit, ishte bërë shumë abuzive ndaj stafit, përpara se t’i kërk.ohej të largohej. Katie, 40 vjeçe, pa motrën e saj e cila po tërhiqte zvarrë nga flokët një anëtar të stafit dhe e rrotulloi në dysheme.

Menjëherë ajo u përfshi në sherr. Ajo e kapi aq fort saqë flokët e tij i mbetën në duar. Sarah ka pesë dën.ime të mëparshme për nëntë vepra, ndërsa motra e saj ka 21 dënime për 43 vepra. Të dyja u deklaruan fajtorë për grindje.

Sara kishte qenë viktimë e dhunës në të kaluarën dhe ka vuajtur nga vështirësitë e shëndetit mendor. Sipas përfa.qësueses së saj ligjore, Sarahs i vinte keq për atë që kishte bërë dhe ishte e hapur ndaj çdo opsioni për rehabilitimi të plotë.

Avokati mbrojtës i Katie-n, Martin Saxon tha në gjykatë se klientja e tij kishte parë motrën e saj duke u trajtuar keq, dhe më pas i gjithë “ferri shpërtheu”.

Saxon tha se Katie kishte kaluar një fëmijëri traumatike dhe kanë kaluar një kohë të gjatë në një spital psikiatrik. Ai shtoi se klien.tja e tij përbënte një rrezik të ulët për të kryer sërish veprën penale. Të dyjave iu dorëzua një urdhër komunitar 18 muajsh.

Ato gjithashtu duhet të plotësojnë ditët e rehabiliti.mit dhe 90 ditë abstenimi nga alkooli. Sarës iu urdhërua të kryente 200 orë punë pa pagesë.