“Nuk ka kërcënim për Kosovën nga viti 1999, ai është vetën më mendjen e politikanëve në Kosovë dhe vetëm një mënyrë për të bërë politikë të brendshme”, ka thënë Rama.
“Serbia e ka humbur Kosovën në vitin 1999 dhe nuk ka asnjë fuqi që t’i prek Kosovës asnjë fije floku. Këtë e di secili që e shikon skenën pa interesat elektorale brenda Serbisë apo Kosovës”.
Mes tjerash, Rama ka bërë të ditur se i ka dërguar presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, një draft statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Me Albin Kurtin nuk e kemi diskutuar dokumentin. Nuk është fati i Kurtit sot në lojë, është fati i Republikës së Kosovës si e tërë dhe natyrisht që unë dua vetëm suksesin e Kurtit dhe Qeverisë së Kosovës”, ka thënëai.