Kurti: Nuk ka paqe pa Gra, Kosova është Shteti më Demokratik në Ballkan

Kurti: Nuk ka paqe pa Gra, Kosova është Shteti më Demokratik në Ballkan

Në konferencën e dytë vjetore me titull “Nuk ka paqe pa gra”, Kurti ka deklaruar se 24 vjet pas luftës, Kosova ka arritur të bëhet shteti më demokratik i Ballkanit Perëndimor.

Duke përmendur ndërhyrjen e NATO-s 24 vjet më parë, Kurti tha se këtë çlirim më së miri e kanë përjetuar gratë...

“Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë histori suksesi i NATO-s. Rasti i Kosovës dëshmoi se sa efikas mund të ishte bashkëpunimi ndërmjet vendeve të NATO-s në mbrojtjen dhe promovimin e paqes.

Në këtë përvojë të suksesshme në Kosovë në fund të shekullit 20, NATO nuk do të luante një rol kaq të rëndësishëm dhe efikas bashkimin e aleatëve kundër agresionit rus në Ukrainë. Kosova është histori suksesi jo vetëm në aspektin afatshkurtër por edhe afatgjatë.

24 vjet më vonë, Kosova ka arritur të bëhet shteti më demokratik i Ballkanit Perëndimorë, madje një shtet që synon t’i bashkohet kësaj aleance e cila e ka çliruar një qerek shekulli më parë”.

“Nuk ka paqe pa gra sepse paqja pikërisht paqja vjen pas çlirimit dhe gratë e dinë më së miri çlirimin nga shtypja, nga dominimi etj. Në këtë rrugëtim të popullit tonë , gratë dhe vajzat luajnë rol të madh.

Aktualisht ato përbëjnë 14 për qind të punonjësve të bujqësisë së Kosovës, duke përfshirë 1038 me uniformë dhe 286 staf civil.

Ndërsa në Forcën e Sigurisë së Kosovës, gratë përbëjnë 9.75 për qind të punonjësve. Qeveria jonë po bën përpjekje për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në institucionet e sigurisë”, u shpreh Kurti.