Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se ai “nuk mund ta imagjinojë” Vladimir Putinin të jetë përfshirë në rrëzimin e aeroplanit në të cilin thuhet se ishte Yevgeny Prigozhin.
Ai tha se “do të ishte shumë e ashpër dhe joprofesionale” që presidenti rus të ketë urdhëruar vrasjen e Prigozhin, raporton agjencia bjelloruse e lajmeve Belta.
“Unë e njoh Putinin – ai është duke bërë llogaritjet e veta, shumë i qetë, madje i vonuar,” tha zoti Lukashenko. “Nuk mund ta imagjinoj që Putini e bëri këtë, se Putini është fajtor”.
Lukashenko tha gjithashtu se ai paralajmëroi bosët mercenar Prigozhin dhe Dmitry Utkin – i cili besohet se i ka dhënë emrin Grupit Wagner – të jenë vigjilentë ndaj kërcënimeve të mundshme ndaj jetës së tyre.
Presidenti bjellorus tha se i tha Prigozhinit teksa drejtonte një marshim kryengritës drejt Moskës dy muaj më parë se ai do të “vdiste”.
Prigozhin thuhet se u përgjigj: “Në dreq – do të vdes”.
Në lidhje me atë nëse luftëtarët e Wagner do të qëndronin në Bjellorusi si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar për t’i dhënë fund rebelimit jetëshkurtër, Lukashenko tha: “Për sa kohë që ne kemi nevojë për këtë njësi, ata do të jetojnë dhe punojnë me ne”.