Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i është përgjigjur Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, pasi ky i fundit në një reagim të djeshëm i ka cilësuar arrestimet në Veri si “jashtë ligjore”.
Sveçla në konferencë ka thënë se asnjë prej veprimeve të PK-së në Veri të Kosovës nuk është bërë asnjë veprim jashtëligjor.
“Deklarata e Borellit…Realisht asnjë veprim i PK-së, dhe për këtë kam marrë garanci nga zyrtarët policor, asnjë veprim nuk është duke u bërë jashtë ligjit. Çdo veprim po bazohet në ligj dhe procedura të Kosovës”, ka thënë Sveçla, raporton Express.
Ai i ka bërë thirrje zyrtarit të lartë të BE, Josep Borell që të adresojë drejt agresionin e Serbisë ndaj Kosovës dhe që të luaj rolin e tij si ndërmjetës në dialog dhe që me deklarata të përgjithshme të parandalojë eksalimin e situatës dhe çfarëdo “ trimërimi të këtyre grupeve kriminale dhe terroriste”.
Very alarmed by situation in north of Kosovo: extrajudicial arrests of K-Serbs & Kosovo Security Forces marching in South Mitrovica; followed by heavy rhetoric from Serbia.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 23, 2023
Despite yesterday's crisis meeting, escalation continues & is becoming dangerous. We will not tolerate it.