Parandalohet sulmi terrorist nga Policia e Kosovës në afërsi të Zveçanit, konfiskon armë municion dhe eksplozivë

Parandalohet sulmi terrorist nga Policia e Kosovës në afërsi të Zveçanit, konfiskon armë municion dhe eksplozivë

Një sulm terrorist është parandaluar sot nga ana e Policisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot u identifikua një veturë me targa të Beogradit në afërsi të Zveçanit, në të cilën kishte armë, shok-bomba, uniforma, çanta suhtarake, municion e mjete eksplozive.

“Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që. Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë” tha mes të tjerash Sveçla.

Sveçla bën të ditur se ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit:

Policia e Kosovës parandalon sulm terrorist.

Falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve. të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake.

Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë.

Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e cdo akti të mundshëm që synon cënimin e sigurisë së vendit tonë.

Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake.