AR CONCEPT - Kompania që artin e kthen në qëndisje!

AR CONCEPT - Kompania që artin e kthen në qëndisje!

Në vitin 2023, u shfaq në tregun Kosovar një entitet i ri në industrinë e modës, me emrin "AR Concept".

Themeluar në shtator të këtij viti, AR Concept është specializuar në prodhimin e veshjeve të ndryshme për të gjitha grupmoshat, duke përfshirë duksa, bluza, maica dhe uniforma pune. Në përputhje me këto, kompania ofron një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë toto qanta, korniza në forma dhe madhësi të ndryshme, si dhe dekore kreative.

Karakteristika dalluese e produkteve të AR Concept është qëndisja e personalizuar. Klientët kanë mundësinë e zgjedhjes së produktit, ngjyrës dhe dizajnit sipas dëshirës së tyre, duke ofruar një përvojë të personalizuar dhe unike në treg.

Për të përmbushur nevojat e klientëve të tyre në mënyrë efikase, AR Concept operon në mënyrë dixhitale, duke ofruar shërbimin e porosive online dhe dërgimin e produkteve në të gjithë botën. Për më shumë informacione rreth koleksioneve dhe novacioneve të AR Concept, mund të gjeni detajet e tyre në rrjetin social Instagram, në adresën @arconceptofficial.