Dhurata dhe Elvana do të na përfaqësojnë në “Eurovision”? Detaji që ngriti dyshimet

Dhurata dhe Elvana do të na përfaqësojnë në “Eurovision”? Detaji që ngriti dyshimet

Bashkëpunimet janë kthyer në një trend ditët e sotme, sidomos në industrinë tonë muzikore.

Ndonëse gjatë këtyre viteve kemi parë artistë nga më të ndryshmit të bashkojnë forcat, Elvana Gjata dhe Dhurata Dora na surprizuan me bashkëpunimin e tyre verën që lamë pas.

Këngëtaret sollë këngën “Gajde” e cila i fitoi menjëherë zemrat e publikut. Mirëpo së fundmi po përflitet se dyshja e suksesshme janë bërë bashkë sërish, këtë herë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e “Eurovision Kosovo” në Instagram, e cila ndër të tjera shpjegon se jozyrtarisht mësohet se Elvana dhe Dhurata kanë pranuar të jenë pjesë e FEST61 pasi RTSH-ja ka vendosur që për herë të parë kënga fituese e “Festivalit të Këngës” të zgjidhet edhe përmes televotimit.

eurovizion

Emrat e dy këngëtareve janë duke u përmendur si pjesëmarrëse në festivalin e dhjetorit, i cili do të drejtohet nga Arbana Osmani dhe bashkëshorit i saj.

Këtij lajmi e ka ndezur më shumë një “like” që Ilir Balija, menaxheri i Dhuarata Dorës i ka bërë postimit në fjalë.

Kujtojmë që një vit më parë ishte Ronela Hajati me këngën “Sekret” e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision”.

Ajo nuk ia doli të shkonte në finale, ndërsa performanca e saj u shoqërua me shumë kritika.