Rasim Avdyli nga Gjermania, ka marrë mijëra komente dhe pëlqime në videot e tij në “Tik-Tok”.
Në to, 48-vjeçari më së shumti flet për lidhjen e tij të dashurisë.
“Tu ble patika jemi njoftë, para 1 vit e gjysmë, ja kam marrë “Facebook”-un edhe prej atëherë jena bashkë”, tha Avdyli.
Mënyra se si ai e trajton të dashurën e tij gjermane ka bërë që të marrë vëmendjen e gjithë shqiptarëve në rrjete sociale.
“Bukën prej goje e nxjerri ja dha ksaj, e du ma shumë se veten”, shtoi ai.
Avdyli, shprehet se dashuria mes tyre është aq e fortë, sa që ai e ka bindur të dashurën e tij të ndërrojë edhe fenë.
Kjo pasi ajo e ka ndihmuar në momentet më të vështira të jetës.
“Kam pas probleme familjare, jam kanë keq, po kjo ma ka ndreqë jetën”, tha pos tjerash Avdyli.
Edhe pse dikur ishte i martuar me një shqiptare, një gjë të tillë shprehet se nuk do ta bënte asnjëherë.
“Nashta dikush munet, ama unë me shqiptare smuna me rrnu”, u shpreh mërgimtari.
Ndryshe, 48-vjeçari nga Mitrovica çdo ditë mëson të dashurën e tij të flasë gjuhën shqipe