E keni ditur që Modeli ynë Kosovar Bekim Shllaku ka një ngjashmërinë të pa parë me aktorin Italian dhe atë Turk.
Një ngjashmëri që të habit është ky aktori italian Michele Morrone i cili u bë i famshëm në filmin “365 days”, të cilin po mos ta shikosh me kujdes deri në detaje, nuk mund ta dallosh nga modeli ynë kosovar Bekim Shllaku.
Kanë një ngjashmëri të madhe, e cila e bënë tejet të vështirë, të dallosh nga njëri- tjetri. Por jo vetëm më aktorin italian. Shllaku ngjanë shumë dhe me aktorin turk Alp Navruz, gjë për të cilën ka qenë në qendër të vëmendjes nga shumë media, kohëve të fundit.
E Shllaku thotë se mediat janë ato që kane vë në pah ngjashmërinë e tij me aktorin italian dhe atë turk. Megjithatë ai ndihet mirë, qe ende vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, duke i rezistuar kohës.
Për të koha sikur nuk ecën fare. Ai mbetet po aq i kërkuar si model, por tani edhe si aktor. Së fundi ai është parë si imazh i brendit të veshjëve “Kimark” (Clothing), por edhe në shumë spote të astistave. Shllaku vazhdon të jetë mjaft i kërkuar nga brendet e njohura si në kosove por dhe jashtë vendit.
Alp Nevruz & Bekim Shllaku
Bekim Shllaku & Michele Morrone