McGregor nuk do të këtë lufta për vitin 2022, planifikon të bëhet aktor

McGregor nuk do të këtë lufta për vitin 2022, planifikon të bëhet aktor

Luftëtari i UFC, Conor McGregor nuk do t’i kthehet këtij sporti gjatë vitit 2022 pasi që ai është fokusuar për të debutuar si aktor në Hollywood. 

Ai nuk do të luftojë deri më 2023, pasi që është duke u rikuperuar nga një lëndim i tij si dhe po bëhet gati të luajë në Road House. 

Menaxheri i tij ka konfirmuar që 34 vjeçari nuk do të jetë në oktogon këtë vit por ka theksuar se debutimi në Hollywood nuk do të këtë efekt që ai të mos rikthehet në këtë sport. 

McGregor pritet që të luajë krah Jake Gyllenhall në ribërjen e filmit klasik të vitit 1989, Road House me xhirimet e këtij filmi që do të fillojnë në Karaibe në javët në vazhdim. 

“Një aventurë e vogël e tij dhe mandej ngjitemi në maje të famës përsëri. I është përshtatur roli në mënyrë perfektë. Ai është rrugës që të kthehet në këtë sport gjatë vitit të ardhshëm”, tha menaxheri i irlandezit, Tim Simpson për MMA Junkie. 

McGregor nuk ka luftuar verën e kaluar prej që humbi nga Dustin Poirier për herë të dytë, ku pësoi edhe thyerje të këmbës. 

“Aktrimi nuk është një gjë për të cilën mendoj se Conor dëshiron ta bëjë, për momentin ai është një sportist i klasit botëror dhe fokusi i tij është të jetë luftëtari më i mirë në botë”. 

“Por, derisa lëndimi vazhdon të shërohet ai vazhdon të parapërgatitet për kthim, koha i është përshtatur mirë. Ishte një mundësi e madhe për ta bërë një film të madh me Hollywoodin në të njëjtën kohë dhe ai do të shkëlqejë si gjithmonë”, tha Simpson. 

“Këmba është ende duke u shëruar, mendoj se duhet edhe pak kohë edhe pse ai është stërvitur si një i çmendur edhe këtë kohë. Dy herë në ditë, çdo ditë. Ai është stërvitur shumë, ai është në formë të mirë dhe duhet edhe pak kohë që këmba e tij të jetë mirë dhe ai të vazhdojë përsëri”.