Mallorca dhe Barcelona pritet të përballen në xhiron e shtatë të La Ligas.
Pas marrjes së vendit të parë në La Liga, Xavi synon të mbajë këtë pozitë me ekipin e tij të Barcelonës, dhe synimi është të sigurojë tre pikë në Estadi Mallorca Son Moix.
Megjithatë, trajneri katalanas ka paralajmëruar lojtarët e tij të jenë të kujdesshëm ndaj Mallorcës, si dhe ndaj sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, që është kryesor për kundërshtarët e ekipit të tij.
"Ne jemi të ndërgjegjshëm se Mallorca është një ekip i vështirë për tu përballur. Ata punojnë mirë në mbrojtje, kanë një linjë prej pesë lojtarësh në mesfushë dhe pastaj kanë lojtarë si Muriqi dhe Amath në sulm".
"Do të jetë pa dyshim një ndeshje e vështirë në një fushë të komplikuar. Ne duhet të shfrytëzojmë hapësirat", tha Xavi.
Xavi u pyet nëse Barcelona ka një skuadër më të mirë se Real Madridi, por ai ka refuzuar t'i japë një përgjigje të prerë për momentin.
"Këtë mund ta themi vetëm në muajin qershor. Varet nga mënyra si shohim futbollin, por në fund të sezonit bëhen llogaritë. Unë jam i lumtur me lojtarët që kam në dispozicion, por nuk bëj krahasime me Realin", deklaroi trajneri katalunas.