Shkencëtarët kanë skicuar një plan kontroversial për të ngrirë sërish Polin e Veriut dhe të Jugut për të ulur termostatin global.
Sipas tyre, një flotë me 125 avionë të pajisur me bombola mund të sprucojnë një re me molekula mikroskopike dioksidi squfuri nga një lartësi prej 13 kilometrash.
Molekulat do të fluturonin ngadalë drejt poleve për shkak të masave ajrore dhe më pas do të mbulonin sipërfaqen poshtë tyre.
13 milionë tonë nga këto molekula që do të hidheshin gjatë pranverës e verës, do të mjaftonin për të ulur temperaturat e poleve me 2 gradë Celsius.
Shkencëtarët shpjegojnë se kështu do të ishte e mundur që grimcat të reflektonin dritën e diellit dhe të ftohnin akullnajat që po shkrijnë.
Nga ana tjetër, do të duheshin 175.000 fluturime në vit, çka do të çlironte sasi gjigande dyoksidi karboni.
Kërkuesit e mbështesin planin sepse mendojnë që ngrohja polare ka arritur në nivele kritike dhe ngrirja e akullit do të pengonte rritjen e nivelit të detit.
Megjithatë, ata bien dakord se kjo ide trajton vetëm një simptomë të ngrohjes globale, jo shkakun e saj.